Plani i Rritjes, Kurti: Filloi transferimi i 61.8 milionë eurove për Kosovën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se ka nisur trafserfimi i mjeteve që derivojnë nga ratifikimi i marrëveshjes për për Planin e Rritjes mes Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Sipas tij, kjo shumë kap vlerën prej 61.8 milionë euro si parafinancim në kuadër të këtij plani.

“Nga kjo vlerë, afër 29 milionë euro janë transferuar si kredi direkt në buxhetin e shtetit, ndërkaq 33 milionë euro të tjera, prej tyre 17.73 milionë në formë grantesh dhe 15.31 milionë si kredi, do të kalojnë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF).”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova është e fokusuar në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe për shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes.

“Qeveria po ndërmerr të gjitha hapat për t’i përmbushur në kohë, por kujtojmë që kjo është agjendë e përbashkët që përfshin të gjitha shtyllat e shtetit: ekzekutivin, gjyqësorin dhe kuvendin.”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar.