Tragjedia në Zvicër, Ambasada e Kosovës: S’kemi informacion se ka të përfshirë shtetas kosovarë

Ambasada e Kosovës në Bernë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mesin e viktimave apo të lënduarve, në ngjarjen tragjike në Crans-Montana.

Në njoftim, kjo ambasadë thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zvicerane.

“Informatat e vetme të konfirmuara nga policia federale zvicerane janë që bëhet fjalë për rreth 40 viktima dhe 115 të lënduar, duke përfshirë edhe nacionalitete tjera jo-zvicerane, kurse identifikimi i viktimave merr pak kohë”, thuhet në njoftim.