Agjenti i Salah zbulon destinacionin e ri të sulmuesit në rast largimi nga Liverpool

Aktualisht Mohamed Salah është i angazhuar me kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para.

Përsa i përket të ardhmes së tij, agjenti i sulmuesit egjiptian, Ramy Abbas, ka zbuluar se Salah ose do të qëndrojë te Liverpool, ose do të transferohet në Arabinë Saudite, duke hedhur poshtë zërat për një transferim të mundshëm te Fenerbahce.

“Salah do të qëndrojë te Liverpool ose do të shkojë në Arabinë Saudite”, ka thënë shkurtimisht Abbas. Për momentin Salah është i foksuar te Kupa e Afrikës dhe sipas të gjitha gjasave deri në fund të sezonit do vazhdojë te Liverpool, ndërsa largimi pritet të zyrtarizohet në verë.

The post Agjenti i Salah zbulon destinacionin e ri të sulmuesit në rast largimi nga Liverpool appeared first on Telesport.