Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, u ka thënë kritikëve të Viktor Gyokeres ta “lënë të qetë”, por pranoi se sulmuesi që kushtoi 64 milionë euro duhet të fillojë të shënojë. Gyokeres ka gjetur rrjetën në vetëm katër nga 17 paraqitjet e tij për Arsenal deri më tani.
Arsenali u josh nga Gyokeres duke shënuar 97 herë në 102 paraqitje për Sporting Lisbon, por deri më tani aventura e tij në “Emirates” ka qenë një dështim. Kjo e ka vënë sulmuesin në qendër të kritikave.
“Pati shumë emocione sepse po sillnim një golashënues të provuar që kishte ndoshta statistikat më të mira në Evropë“, tha Arteta për ndërkombëtarin suedez. Më tej, ai shtoi: “Ai është një lojtar që vjen në Premier League, Ligën më kërkuese në botë, dhe çfarë ndodh nëse nuk shënon për pesë ose gjashtë ndeshje?”.
“Dhe kjo është ajo që duhet të shohësh. Nuk ka shënuar në 4 ndeshjet e fundit, port ë mos e torturojmë, ta lëmë të qetë të bëjë atë që bën më mirë. Jam pranë tij dhe jam i sigurt se gjërat do të shkojnë në mënyrën e duhur”, shtoi Arteta.
“Duhet ta vendosim Gyokeres në gjendjen më të mirë të mundshme për të shpërthyer dhe për të përmbushur potencialin e tij. Para dëmtimit, ai ishte në një pozicion të shkëlqyer. Iu desh pak kohë në fillim sepse është një Ligë tjetër me kërkesa të ndryshme”, tha Arteta.
“Ai nuk pati ndeshje parasezonale dhe tani po fillon të marrë njëfarë vrulli, por gjëja që do ta zhbllokojë janë golat. Ai ka nevojë për këtë, për veten e tij, për vetëbesimin e tij, dhe ne do t’i gjykojmë performancat e tij bazuar edhe në këtë. Kjo është logjike, por ai e dëshiron shumë këtë gjithashtu”, përfundoi spanjolli.
The post Arteta mbron sulmuesin: Lëreni të qetë, ka vetëm 4 muaj që luan në Ligën më kërkuese në botë appeared first on Telesport.











