Fabio Cannavaro, trajneri aktual i kombëtares së Uzbekistanit, me të cilën do të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm, ka folur për “Corriere dello Sport”, duke nisur nga Italia e mikut të tij Gattuso: “Ajo e xhelatinës ishte një shaka që e kuptova, asgjë më shumë. Do të ishte poshtëruese të mos shkonim në Botëror. Jam tifoz i zjarrtë i tij dhe Buffon. Ishim kombëtarja e ‘wow’, tani jemi ajo e ‘mamma mia’ dhe kjo nuk shkon”.
Më pas foli për Uzbekistanin, duke sqaruar se shifrat e kontratës “nuk janë ato që janë përmendur”, pasi “paratë i kam fituar edhe si lojtar”. Për fituesin e Botërorit parashikon: “Triumfon Ancelotti me Brazilin”.
Rreth Serie A dhe garës për titull: “Për mua fiton Napoli, por ngaqë jemi supersticiozë them Interi. Ka skuadrën më të fortë. Kujdes edhe nga Allegri, është shumë i rrezikshëm. Ky kampionat italian është më interesanti. Mbrojtësi i preferuar? Buongiorno, sepse shpëton situatat”.
Për kolegët: “Conte është ‘çekan’ dhe fitues, Allegri është ‘dhelpër’, Chivu më duket serios dhe i aftë, Spalletti të çmend, pikë referimi, Gasperini na kujton Capellon”.
The post Cannavaro: Italia ka kaluar nga kombëtarja ‘wow’ tek ajo ‘mamma mia’. Kjo nuk shkon appeared first on Telesport.











