Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, e sheh gotën gjysmë plot pas barazimit 4-4 ndaj Bournemouth në Premier League, në ndeshjen e luajtur të hënën në “Old Trafford”.
“Një ndeshje argëtuese. E nisëm shumë mirë, bëmë një pjesë të parë shumë të mire, ndaj rezultati duhet të ishte krejtësisht ndryshe. Humbëm përqendrimin dhe ata shënuan dy gola. Por arritëm të ktheheshim në lojë, shënuam përsëri dy gola dhe pastaj duhet ta përfundojmë ndeshjen në favorin tonë”, tha Amorim.
“Duhet të mendojmë të mos ecim përsëri pasi jemi në avantazh, por të qetësohemi dhe ta mbyllim ndeshjen. Ka shumë gjëra të mira, por ka shumë gjëra për të punuar”, shtoi më tej trajneri portugez i “djajve të kuq”.
Më tej, Amorim tha: “Nuk po fitojmë ndeshje për shkak të detajeve. Janë detajet ato që duhet të punojmë, të kuptojmë momentumin e ndeshjes. Duhet të jesh më cinik sepse krijojmë kaq shumë raste për të fituar ndeshjen…”
“Duhet të përqendrohemi te performanca, e ndryshme nga dy ndeshjet e fundit në shtëpi. Edhe kjo është një pikë së cilës i kushtojmë vëmendje. Rezultati është i njëjtë dhe në një moment është zhgënjyes, por performanca është e ndryshme“, tha Amorim.
The post Amorim: Barazimi 4-4 ishte spektakolar për publikun, por rezultati duhet të ishte ndryshe appeared first on Telesport.











