Real Madrid në dilemë, dy mesfushorë nga Anglia për të kompensuar Modric-Kroos

Real Madrid ka në plan blerjen e një mesfushori të klasit botëror dhe alternativat janë dy. Florentino Perez ka rënë dakord për të dyja.

Ata janë Mac Allister (Liverpool) dhe Rodri (Manchester City). Klubi madrilen kërkon një lojtar që mund të sjellë cilësi të menjëhershme dhe të përshtatet me filozofinë e skuadrës, duke qenë se askush nuk ka arritur të mbulojë legjendat si Luka Modric dhe Toni Kroos në mesfushë.

Mac Allister përfaqëson kreativitetin dhe energjinë, ndërsa Rodri ofron stabilitet, kontroll dhe inteligjencë taktike të lartë. Të dy opsionet vlejnë shumë dhe mund të ndryshojnë drejtimin e mesfushës së Real Madridit, varësisht nga profili që preferojnë drejtuesit.

The post Real Madrid në dilemë, dy mesfushorë nga Anglia për të kompensuar Modric-Kroos appeared first on Telesport.