Të shtëna armësh në Bregun e Diellit, dyshohet për të plagosur

Të paktën tri të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Nga të shtënat dyshohet se ka mbetur një i plagosur, megjithatë lajmi akoma nuk është konfirmuar.

Sipas burimeve të Paparacit, të shtënat kanë ndodhur rreth orë 20:30, në rrugën Sali Nivica në Prishtinë.

Paparaci ka tentuar të marrë informacione nga Policia, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar akoma përgjigje.

Lexo edhe:

Një i vdekur pas të shtënave në Bregun e Diellit