Numri i vdekjeve të konfirmuara si pasojë e tërmetit të djeshëm në Kolumbi ka arritur të paktën në 213.
CNN ka raportuar duke llogaritur të dhënat e bazuara në raportet nga agjencitë dhe autoritetet në vend, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit për të mbijetuarit janë duke vazhduar.
“Vdekje në Cali: 95. Në Pereira: 66. Në departamentin e Valle del Cauca, duke përjashtuar Cali: 38. Në Quibdó: 9. Në Manizales: 5”, raporton CNN, \.
Autoritet kolumbiane kanë njoftuar se Cali dhe Pereira, paraqesin situatën më kritike, me struktura të shembura dhe njerëz të bllokuar.
Ndërkohë, sipas raportit, Bogotá dhe Medellín, dy qytetet më të mëdha dhe më të populluara në vend nuk kanë raportuar dëme serioze dhe vazhdojnë të mbajnë aktivë protokollet e tyre të verifikimit.







