Ish-Presidenti i Fenerbahces, njëherësh kandidat për të rimarrë drejtimin e klubit turk, Aziz Yildirim, ka arritur marrëveshje me sulmuesin e kombëtares së Kosovës dhe të Mallorcas, Vedat Muriqi.
Sipas asaj që po raporton “HT Spor”, Yildirim ka arritur një marrëveshje me ish-sulmuesin e skuadrës turke dhe theksohet se sulmuesi i Kosovës do të nënshkruajë kontratën vetëm nëse Yildirim rizgjedhet president në asamblenë e përgjithshme.
Ish-ylli i Fenerbahces u ringrit gjatë qëndrimit të tij në Spanjë. 32-vjeçari shënoi 23 gola dhe bëri një asist këtë sezon në 37 ndeshje zyrtare për Mallorcan, ia doli të bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, duke mbetur prapa vetëm Kylian Mbappesë në garën për golashënuesin më të mirë.
Me gjithë golat e tij të shumta, Mallorca nuk arriti të qëndrojë në superligën spanjolle këtë sezon. /Klankosova.tv









