Komandanti i KFOR-it pret në takim kongresistët amerikan, u tregon për situatën e sigurisë në rajon

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e misionit në kampi Film City në Prishtinë, kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam.

Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

“Takimi shërbeu si mundësi që komandanti të paraqesë situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.