Sakrifica e Barcelonës! Gati të shesë dy lojtarë për të arritur te sulmuesi i ëndrrave

Barcelona po përgatitet të ndërmarrë një hap të guximshëm në përpjekje për të siguruar shërbimet e Harry Kane, duke planifikuar të shesë dy prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm.

Sipas medias spanjolle, drejtuesit katalanas janë të gatshëm të sakrifikojnë Fermin Lopez dhe Ferran Torres për të përmbushur kërkesat financiare të transferimit të sulmuesit anglez.

Ky lëvizje vjen si pjesë e strategjisë së Barcelonës për të forcuar repartin ofensiv dhe për të rikthyer klubin në nivelet më të larta të konkurrencës europiane.

Me ardhjen e yllit të Bayern, drejtuesit besojnë se skuadra do të marrë një dimension të ri, ndërsa shitjet e Lopez dhe Torres pritet të ndihmojnë në balancimin e buxhetit dhe përmbushjen e kushteve të Ligës.

The post Sakrifica e Barcelonës! Gati të shesë dy lojtarë për të arritur te sulmuesi i ëndrrave appeared first on Telesport.