Alessandro Bastoni, në intervistën për “Rivista Undici”, foli për evolucionin e tij si lojtar: “Ishte diçka natyrale. Tek Atalanta pashë Toloin, pastaj tek Inter me Conten, Inzaghi dhe Dimarco automatizmat u rritën. Dallimi im është cilësia me topin dhe zgjedhja e saktë”.
Ai thotë se inteligjenca ndihmon shumë në ndryshimin e rolit dhe se mbrojtësi modern ka gjithnjë e më shumë detyra sulmuese: “Admiroj Gvardiolin, edhe Calafiori po e bën shumë mirë”.
Për vlerësimin e tij të lartë në merkato, Bastoni ruan qetësinë: “Një ditë je më i forti, tjetrën më i dobëti”. Sa i përket kombëtares, ai thekson ndryshimet me futbollin e klubit: “Në kombëtare ka më pak sintoni, është normale. Gattuso është i drejtpërdrejtë, na duhej pikërisht kjo”.
Tek Interi ndihet tashmë lider: “Duhet të transmetoj atë që dikur më dhanë Handanoviç, D’Ambrosio dhe Ranocchia”. Ai flet me admirim për Lautaro, Barella dhe të rinjtë, si Pio Esposito, ndërsa për kundërshtarët më të vështirë thekson: “Yamal është më i vështiri për t’u markuar”.
The post Bastoni admiron Gvardiol: Rivali më i vështirë për t’u markuar është Yamal appeared first on Telesport.











