Pep Guardiola analizoi fitoren dramatike 5-4 ndaj Fulhamit. Programi “El Chiringuito” publikoi momentin më argëtues të konferencës së tij për shtyp. Guardiola e nisi me humor: “U kënaqët, djema? Fantastike, apo jo?” Kjo i bëri gazetarët të qeshnin. Njëri prej tyre e pyeti: “Po ti, e ke shijuar?” Pep u përgjigj me shaka: “Unë? O Zot! Kam humbur flokët…”
Ai shtoi: “Mendoj se lojtarët janë të lumtur duke punuar me mua, por sot tregova që jo”. Për ndeshjen e çmendur: “E di që do të më pyesni çfarë ndodhi, por s’kam përgjigje. Kjo është Premier League”. Guardiola theksoi: “Futbolli është emocion. Sot bëmë gjëra të pabesueshme…, sepse e di sa i vështirë është ky ekip”.
Duke vijuar me humor shtoi: “Me rezultatin 1-5 gjithçka dukej e mbaruar, besoj filluat t’i shkruani artikujt… ‘City është rikthyer’. Pastaj i hodhët shënimet në kosh dhe nisët shkrimet nga e para”.
The post Nga 1-5 në 4-5, konferenca më e çmendur për shtyp e Guardiolës: “Kam humbur flokët…” appeared first on Telesport.











