Arteta i shqetësuar për dëmtimet: Kemi shumë titullarë në infermieri, mezi presim që të rikthehen

Arsenal do të luajë sonte ndaj Brentford në Premier League, I detyruar të fitojë duke ditur që rivalët e Manxhester City fituan dje. “Topçinjtë” kanë një ndeshje të menaxhueshme në letër, por trajneri Mikel Arteta është I shqetësuar për dëmtimet e disa lojtarëve, si William Saliba.

Ai nuk do të jetë sot në gjendje të na ndihmojë shumë sot. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me dyshimet që kemi. Ai pati një problem të vogël, por mendoj se do të jetë çështje ditësh. do të shohim nëse mund të jetë në dispozicion sot”, tha trajneri Arteta.

Më tej, duke folur për gjendjen e Trossard, ai shtoi: “Rikthimi i tij është çështje ditësh”, ndërsa për mbrojtësin Gabriel Magalhaes, ai deklaroi: “Gabi është i shkëlqyer. Ai po luan shumë mirë, por edhe atij i duhen javë të tëra për t’u rikthyer“.

Lojtari tjetër që po përballet me një dëmtim të bezdisshëm dhe afatgjatë është Kai Havertz. “Edhe për të është çështje javësh. Do të shohim se si do të zhvillohet në javët në vijim. Po bën shumë mirë, duke bërë gjëra në fushë. Mendoj se i duhet pak kohë”, tha Arteta.

Ne të gjithë mezi presim ti kemi këta lojtarë, pasi kemi nevojë për të gjithë lojtarët për të ruajtur këtë ritëm. Rikthimi i këtyre lojtarëve do të jetë një nxitje e madhe për ne“, tha Arteta.

The post Arteta i shqetësuar për dëmtimet: Kemi shumë titullarë në infermieri, mezi presim që të rikthehen appeared first on Telesport.