Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, kritikoi ashpër trajnerin e Liverpool-it, Arne Slot, për mënyrën si po trajtohet Florian Wirtz, i cili ishte objektiv i bavarezëve, por zgjodhi “Reds”.
Hoeness deklaroi: “Slot i premtoi gjëra që nuk i ka mbajtur. I premtoi numrin 10 dhe një ekip të ndërtuar rreth tij. Një m*t bëri pastaj. I dha numrin 7 dhe ekipi luan ç’të jetë, por jo rreth Wirtz”.
Ai shtoi se te Leverkuseni, Wirtz merrte të gjitha topat, ndërsa te Liverpool merr më e shumta 5 pasime në 45 minuta dhe nëse humbet dy topa “e kritikojnë”. Wirtz ishte figura kryesore e Bayer Leverkusen në dy sezonet e fundit, por që prej transferimit te Liverpool performanca e tij ka rënë dukshëm.
The post Hoeness sulmon trajnerin Slot për Wirtz: I premtoi shumë, por pastaj bëri një m*t appeared first on Telesport.











