Spalletti buzëqesh përgjysmë: Bëmë thuajse gjithçka mirë, por ende na mungon diçka

Në fund të ndeshjes ndaj Udinese, trajneri Spalletti analizoi paraqitjen e Juventusit: “Kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi bërë gjithçka si duhet. Kur luan kundër ekipeve si Udinese, rreziku vjen kur humbet topin, por ne qëndruam të ekuilibruar. Patëm situata që duheshin menaxhuar me më shumë cilësi. Nëse nuk vjen episodi i penalltisë, duhet të shënosh gol tjetër, sepse në fund një episod mund të të ndëshkojë”.

Për David tha: “Ai dhe Openda janë të ndryshëm, por plotësohen dhe mund të luajnë bashkë”. Për rikthimin në Napoli: “Do të jetë emocion i madh. Atje kam miq dhe shumë njerëz që më presin. E rëndësishme është ndjenja ime ndaj tyre”.

Spalletti beson te skuadra: “Kemi lojtarë shumë të mirë dhe shoh çdo ditë përmirësim. Ende na mungon diçka, por jemi në rrugën e duhur”. Ai kujtoi edhe Riccardo Neri dhe Alessio Ferramosca: “Fitoren ia dedikojmë atyre dhe familjeve të tyre”.

The post Spalletti buzëqesh përgjysmë: Bëmë thuajse gjithçka mirë, por ende na mungon diçka appeared first on Telesport.