Arne Slot: Te Liverpool kritikohesh edhe kur fiton, por e ndjej mbështetjen e tifozëve

Falë fitores kundër West Ham, tensionet rreth Arne Slot duket se janë zbutur. Pozicioni i trajnerit holandez është tronditur nga humbja 4-1 në Champions League kundër PSV Eindhoven, me tifozët e “Anfield” që u largua nga stadiumi para se të mbaronte ndeshja.

Nëntë humbje në një seri prej 12 ndeshjesh kanë fshirë shumë nga besueshmëria që trajneri kishte ndërtuar me fitoren e tij mbresëlënëse në Premier League të sezonit të kaluar. Tani duket se edhe kalendari është disi më në favor.

Sot, Liverpool do të luajë ndaj Sunderland. Duke folur në një konferencë për shtyp, Slot foli për kritikat e ashpra që është përballur në mediat sociale: “Është normale që ne të kritikohemi, kjo ndodh edhe kur fitojmë”.

Unë nuk jam përdorues i rregullt i mediave sociale dhe nuk jam i vetëdijshëm për këtë, por nuk jam budalla dhe e di që ekziston. Abuzimi sigurisht që nuk është një gjë e mirë”, shtoi trajneri holandez.

Në fund, Arne Slot komentoi: “Ajo që di dhe ndiej është mbështetja që tifozët më japin në stadium. Ata brohorasin për ekipin, por edhe për mua. Kjo është mbështetja që ndiej.”

The post Arne Slot: Te Liverpool kritikohesh edhe kur fiton, por e ndjej mbështetjen e tifozëve appeared first on Telesport.