Cucurella përballet me të shkuarën dhe sfidon Yamal: Sfidë delikate, por synojmë 3 pikët

Chelsea-Barcelona, që luhet sot në mbrëmje, do të jetë ndeshja kryesore e raundit të pestë të Champions League. Takimi do të zhvillohet në “Stamford Bridge” dhe një nga protagonistët pritet të jetë mbrojtësi i majtë i londinezëve Marc Cucurella.

Lojtari spanjoll do të përjetojë një mbrëmje të veçantë, pasi është rritur në akademinë e të rinjve të klubit katalanas: “Është shumë emocionuese për mua dhe familjen time. Është një ndeshje vërtet e veçantë dhe shpresoj se mund të marrim pikët“.

Jam shumë i sigurt te Chelsea, pasi kemi një ekip të shkëlqyer dhe po luajmë mirë. Nuk mendoj shumë për të kaluarën apo për faktin se mund të kisha qëndruar te Barça. Çdo gjë ndodh për një arsye. Jam shumë i lumtur me karrierën time“, tha Cucurella.

Në mënyrë të pashmangshme, vëmendja është zhvendosur edhe në duelin me shokun e tij të kombëtares Lamine Yamal. “Nesër nuk do të jetë Lamine kundër Cucurella: do të jetë një betejë e vështirë dhe do të duhet të fitojmë”, tha mbrojtësi i Chelsea.

Është e vërtetë që ndonjëherë nuk mund t’i dimë të gjitha, por përpiqem të përgatitem sa më mirë që të mundem. E njoh pak dhe padyshim që kam mbështetjen e ekipit tim. Shpresoj të luajmë një ndeshje të shkëlqyer“, tha Cucurella.

The post Cucurella përballet me të shkuarën dhe sfidon Yamal: Sfidë delikate, por synojmë 3 pikët appeared first on Telesport.