Manchester City nuk dorezohet per titullin dhe arriti nje fitore bindëse 3–0 ndaj Crystal Palace në një ndeshje ku dominimi i skuadrës së Pep Guardiolës ishte i qartë nga fillimi deri në fund. Kjo ishte një ndeshje e mbetur në kalendarin dhe vjen në një moment vendimtar të sezonit, me vetëm edhe dy xhiro të mbetura deri në përfundim të kampionatit.
City e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe kontroll të plotë të posedimit, duke e shtyrë Crystal Palace në fazë mbrojtëse të vazhdueshme. Goli i parë erdhi në minutën e 32-të, kur Antoine Semenyo finalizoi një aksion të rrjedhshëm brenda zonës me një goditje precize në cepin e poshtëm të portës për 1–0.
Në pjesën e dytë, Manchester City e rriti presionin dhe vazhdoi të krijojë raste të shumta. Në minutën e 40-të, Omar Marmoush dyfishoi avantazhin pas një goditjeje të devijuar brenda zonës, duke e lënë portierin pa mundësi reagimi për 2–0. Crystal Palace tentoi të reagojë me disa dalje të shpejta dhe goditje nga distanca, por pa arritur të rrezikojë seriozisht rezultatin.
Pika kulmore e ndeshjes erdhi në minutën e 84-t, kur pas një përplasjeje dhe rrëmuje brenda zonës, Rayan Cherki asistoi për Savinho, i cili e mbylli ndeshjen me golin e tretë për 3–0, duke vulosur fitoren e Cityt. Me këtë triumf, Manchester City siguron tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.
Diferenca me Arsenalit mbetet e ngushtë, dhe gara për kreun po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Me vetëm dy javfe të mbetura deri në fund të sezonit, çdo pikë ka peshë vendimtare dhe presioni në krye të tabelës po rritet ndjeshëm. Fitorja e sotme e mban Manchester Cityn fuqishëm në garë, duke e bërë përfundimin e kampionatit një nga më të nxehtit e viteve të fundit.
The post Manchester City nuk fal, Palace e dorëzuar sbën rezistencë dhe mban garën e titullit ende të hapur (RENDITJA) appeared first on Telesport.









