Lautaro Martinez bëhet golashënuesi i tretë më i mirë zikaltër i të gjitha kohërave

Me golin e shënuar ndaj Lazios në finalen e “Coppa Italia”, Lautaro Martínez ka arritur kuotën e 175 golave me Interin, në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi argjentinas ka kaluar kështu legjendën Roberto Boninsegna, i cili ishte ndalur në 174 gola me fanellën zikaltër.

Tashmë, Lautaro renditet si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit zikaltër. Para tij ndodhen vetëm Alessandro Altobelli me 209 gola dhe legjendari Giuseppe Meazza, që mban rekordin absolut me 289 gola.

 

The post Lautaro Martinez bëhet golashënuesi i tretë më i mirë zikaltër i të gjitha kohërave appeared first on Telesport.