Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, komentoi për “Mediaset” triumfin në “Coppa Italia” ndaj Lazios: “Është një skuadër që zbret në fushë dhe një tjetër që punon jashtë saj, ndaj falënderoj edhe të gjithë stafin. Futbolli është lojë kolektive dhe të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre për të arritur këto rezultate”.
Ai theksoi se ADN-ja e klubit është të fitojë gjithmonë: “Jemi të lumtur, sepse në këtë periudhë kemi marrë rezultate pozitive edhe falë pronësisë që na ka dhënë besim. Ky sezon nisi mbi pasojat e sezonit të kaluar dhe Cristian Chivu ishte shumë i zoti për ta rikthyer skuadrën në rrugën e duhur, duke fituar dy trofe në Itali. Mbetet keqardhja për Champions League, por duhet t’u japim meritë edhe kundërshtarëve”.
Duke folur për të ardhmen, Marotta shtoi: “Nuk është rasti të ndryshojmë shumë. Disa lojtarë nuk do të jenë më me ne për shkak të moshës, por nuk do të ketë revolucion. Do të ketë afrim gradual të të rinjve”.
The post Marotta: I lumtur me dopietën sezonale, por mbetet keqardhja për Champions League appeared first on Telesport.









