Hansi Flick: Ndaj Chelsea e vështirë por ne jemi Barcelona dhe besojmë te fitorja

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli me median për të analizuar ndeshjen e sotme në Champions League kundër Chelsea. Trajneri i klubit “blaugrana” është i vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes për t’u kualifikuar në tetë ekipet e para të grupit dhe për të shmangur fare play off-in.

Mendoj se Chelsea është një nga ekipet më të mira në botë. Ata kanë shumë lojtarë të rinj dhe një trajner fantastik si Maresca. Është e mrekullueshme të shikosh ndeshjet e tyre dhe gjithçka që po arrijnë”, tha Flick.

Do të jetë një sfidë e madhe për ne. Nuk do të jetë e lehtë, por jemi të sigurt, besojmë në aftësitë tona dhe do të luftojmë“, shtoi trajneri gjerman, që më tej foli edhe për performancën e Lewandowski, duke u rikthyer nga lëndimi dhe duke shënuar shpesh.

Mendoj se ai është përmirësuar që nga pushimi i tetorit. Ai filloi menjëherë dhe ishte në formë të shkëlqyer, siç e tregoi në fushë. Tani për tani, ai duhet të shënojë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Të kesh një lojtar si ai e forcon ekipin“, tha Flick.

Sa i përket rikuperimit të Raphinha, tyrajneri shtoi: “Hap pas hapi. Gjëja e rëndësishme është që ai është rikthyer dhe ende nuk e di sa minuta do të luajë. Ai është lënduar dy herë dhe duhet të vazhdojmë me kujdes. Jam i lumtur që është rikthyer. E pamë ndryshimin të shtunën: ai krijoi shumë hapësirë ​​dhe jam i kënaqur që e kemi përsëri me ne.”

Për menaxhimin e lëndimeve, Flick nuk u përmbajt: “Nuk lexoj shumë, por lexoj. Nuk jam i zemëruar me mjekët, kemi një staf fantastik dhe me përvojë. Në rastin e Raphinha ndoshta kemi bërë disa gabime, por kjo ndodh ndonjëherë. Është normale, jemi njerëz. Ne besojmë në të gjithë stafin tonë. Shumë zhurmë, por pak substancë.”

The post Hansi Flick: Ndaj Chelsea e vështirë por ne jemi Barcelona dhe besojmë te fitorja appeared first on Telesport.