Achraf Hakimi fitoi dy ditë më parë çmimin prestigjoz “Lojtari Afrikan i Vitit”. Anësori maroken u emocionua shumë që mori këtë njohje, e cila erdhi pas një viti të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain.
“Ky çmim kurorëzon vite pune të palodhur, suksesesh dhe momentesh të paharrueshme. Shpreh mirënjohjen time për familjen time, shokët e mi të ekipit dhe të gjithë ata që punojnë me mua çdo ditë, në fushë dhe jashtë saj”, tha Hakimi.
“Besimi, përkushtimi dhe mbështetja juaj më bëjnë më të fortë dhe më lejojnë të rritem. Faleminderit të gjithë popullit maroken që më mbështet gjithmonë. Shpresoj që ky moment të frymëzojë çdo fëmijë në vendin tonë dhe në të gjithë kontinentin tonë të besojë në ëndrrat e tyre dhe të luftojë për t’i bërë ato realitet”, tha lojtari i PSG.
I pranishëm në galanë e mbajtur në Rabat, ishte edhe Nasser Al-Khelaïfi, president i Paris Saint-Germain, i cili nuk mundi ta fshihte krenarinë e tij: “Për mua, Achraf është një nga më të mirët në botë”.
Më tej, presidenti i PSG tha: “Dhe, padyshim lojtari më i mirë afrikan. Ai është një udhëheqës i PSG dhe kapiteni i Marokut. Ne të gjithë jemi krenarë për të. Një kampion që e meritonte atë trofe”.
The post Al-Khelaifi lëvdon Hakimi pas trofeut: Një nga më të mirët në botë, krenar që luan me PSG appeared first on Telesport.











