Po shkëlqen kudo, Estevao: Edhe shokët e mi të ekipit më pyesin a jam vërtet 18 vjeç?

Braziliani Estevao, një talent i Chelsea dhe ekipit kombëtar të Brazilit, pranoi në një intervistë me “Sky Sports” se edhe ai vetë është mahnitur nga arritjet e tij në moshën e tij shumë të re.

Ndonjëherë edhe djemtë këtu te Chelsea më thonë: ‘A është e mundur të jesh 18 vjeç?!’ Dhe madje edhe unë, kur jam në dhomën time duke luajtur videolojëra, them me vete: ‘Jam vetëm 18 vjeç.’ As nuk di si ta shpjegoj“, tha Estevao.

Më pas ai shpjegoi bisedën e tij me Thiago Silva pas ndeshjes së Kupës së Botës për Klube, e cila u kap në kamera: “Patëm një bisedë të shkurtër, ai erdhi të fliste me mua dhe më pyeti nëse doja të nënshkruaja për Chelsea”.

Thiago ka luajtur aty, është një ikonë për mua. Më tha se është një klub me një strukturë të jashtëzakonshme. Isha vërtet i lumtur sepse Thiago Silva është një idhull i këtij klubi; ishte e jashtëzakonshme”, shtoi Estevao.

Për adaptimin e tij në futbollin anglez, ai shpjegon: “Nuk mendoj se jam adaptuar 100%, por shkoi më mirë nga sa mendoja. Më vjen mirë që trajneri Maresca dhe Ancelotti kanë thënë fjalë të mira për mua. Dua t’ua shpërblej me gola”.

The post Po shkëlqen kudo, Estevao: Edhe shokët e mi të ekipit më pyesin a jam vërtet 18 vjeç? appeared first on Telesport.