Ndërsa Italia ende nuk e di nëse do të shkojë në Botërorin 2026 apo do të mbetet jashtë për herë të tretë radhazi, Marco Materazzi kujton me Francesco Totti triumfin e vitit 2006. Në një intervistë të përbashkët për “Bettson.sport”, ish-mbrojtësi i Interit tregoi episodin që, sipas tij, ndryshoi Botërorin dhe karrierën e tij.
“Duhet ta falënderoj Tottin, po të mos kishte shënuar me Australinë në atë penallti, nuk do të kisha mundur të kthehesha në Itali”, – tregon me humor Materazzi. Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në atë ndeshje dhe në momentin e golit ndodhej në dhomën e anti-dopingut, ku duhej të qëndronte i gatshëm për shortin e kontrolleve.
“Kur u dha penalltia, u hodha mbi shtrat. Nuk prita fundin e shortit dhe ika me vrap për ta pritur Tottin në dhomat e zhveshjes”, – shton ai, duke rikujtuar një nga momentet më të tensionuara e vendimtare të Botërorit 2006.
The post Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit s’do të kisha mundur të kthehesha në Itali appeared first on Telesport.











