De la Fuente: Jemi ndër favoritët për të fituar Kupën e Botës, por duhet ta realizojmë në fushë

Në prag të ndeshjes kundër Turqisë, ndeshjes së fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli në një konferencë për shtyp. Spanja, tashmë afër kualifikimit dhe konsiderohet si një nga favoritët për trofeun së bashku me Argjentinën.

Gjithsesi, trajneri spanjoll qëndron me këmbë në tokë: “Të jesh ndër favoritët do të thotë të kesh mundësinë të luftosh për fitore. Një favorit i qartë në një Kupë Bote është i pamundur të përcaktohet me saktësi. Ekziston një vijë shumë e hollë midis fitores dhe humbjes“.

Për menaxhimin e skuadrës dhe mungesat, ai tha: “Kemi disa mungesa. Është një mundësi për lojtarë të tjerë që të vërtetojnë vlerën e tyre. Të gjithë lojtarët tanë kanë cilësi dhe meritojnë të luajnë. Ferran Torres e njoh që kur ishte 16 vjeç. Ai është një lojtar spektakolar, i gjithanshëm, shpesh i nënvlerësuar, por gjithmonë i gatshëm.”

Do të vlerësojmë gjithçka para ndeshjes dhe do të vendosim për formacionin më të mirë. Të jesh trajner i Spanjës është një nder, maksimumi që mund të aspirosh, dhe pjesëmarrja në një Kupë Bote është po aq e jashtëzakonshme. Duam të dalim në fushë me ekipin më të mirë, duke respektuar kundërshtarin dhe synuar fitoren”, tha De La Fuente.

The post De la Fuente: Jemi ndër favoritët për të fituar Kupën e Botës, por duhet ta realizojmë në fushë appeared first on Telesport.