Paçarizi: Kurti tash po merret me buxhetin për t’i ikur situatës në veri

Opinionisti Rrahman Paçarizi  tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po merret me buxhetin për t’i ikur situatës në veri të vendit.

Paçarizi tha se Kurtit i është djegur “karta e sovranitetit në veri”, derisa shtoi se ai është deputet dhe nuk ka të drejtë të merret hiç me buxhetin.

“Ai s’ka të drejtë me u marrë hiç me buxhetin, ai është deputet, nuk është ministër, etj, etj. Kjo qeveri ka mujtë me vazhdu me funksionu si në detyrë pa qita njerëz që janë zgjedh deputetë”, tha Paçarizi në “Rubikon” në Klan Kosova

“Ky merret me buxhetin me ju shmang situatës në veri, është ndërrim strategjie. Edhe raporti i progresit tha qe masat hiqen me përparime te rikthimi i administratës lokale në veri”.