Rashford bën autokritikë, pavarësisht supergolit: Mund të bëj më mirë, besimi ndërtohet përmes fitoreve

Barcelona rikuperoi ndjesitë e mira pas fitores 3-1 ndaj Elche në Montjuïc, me gola të Yamal, Ferran Torres dhe Rashford. Edhe pse shënoi e ndihmoi në triumf, sulmuesi anglez u tregua autokritik: “Përpiqem të jap më të mirën. Sot mund të kisha bërë më mirë, por jam i kënaqur me fillimin tim të sezonit. Duhet të vazhdojmë të jemi një skuadër, të punojmë fort dhe të ecim ndeshje pas ndeshjeje”.

Ai theksoi rëndësinë e suksesit pas humbjes së fundit: “Pas një disfate, fitorja e radhës është thelbësore. Vetëm përmes punës dhe fitoreve ndërtohet besimi”. Rashford foli edhe për mungesat: “Kemi shumë dëmtime, por kjo është pjesë e futbollit. Duhet të luajmë si ekip dhe të tregojmë shpirt gare”.

Sulmuesi anglez ka marrë pjesë në 14 ndeshje këtë sezon (10 titullar), me 6 gola në total, 4 në Champions dhe 2 në La Liga, si dhe 7 asiste: “Nëse luaj mirë me ekipin, do të krijoj raste dhe gola. Po ndjej gjithnjë e më shumë harmoni me shokët e skuadrës”

The post Rashford bën autokritikë, pavarësisht supergolit: Mund të bëj më mirë, besimi ndërtohet përmes fitoreve appeared first on Telesport.