Shtyhet për në orën 14:00 seanca për presidentin

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka shtyrë për në orën 14:00 seancën për zgjedhjen e presidentit.

Ajo e arsyetoi këtë duke thënë se po i pret deputetët e opozitës, që i ka ftuar të marrin pjesë në seancë.

Haxhiu ka thënë se ky është obligim kushtetues.