Tre persona ndalohen për 48 orë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës në Ferizaj

Tre persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër tre personave dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj- është zbatuar një urdhër kontroll në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve.

“Sa i përket procedurës së mbrojtjes, dy të pandehurit në këtë rast nuk kanë autorizuar avokat dhe me urdhër verbal të prokurorit është autorizuar shefi i hetimeve të NJHKEK- në Ferizaj, që të njoftoj Odën e Avokatëve të Kosovës, për dërgimin e dy avokatëve sipas detyrës zyrtare si mbrojtës të të pandehurve në këtë rast”, thuhet në njoftim të Prokurorisë në Ferizaj.

“Zyra koordinuese në Odën e Avokatëve të Kosovës në Prishtinë- fillimisht ka kërkuar që të i ipen emrat e të pandehurve dhe veprat penale për cilat dyshohen e pastaj të dërgojnë avokatët mbrojtës sipas detyrës zyrtare”, thuhet më tej.