PDK-ja thirrje Rushitit që të tërhiqet: Mos u bëj pjesë e maskaradës politike të Albin Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet deputetes Vlora Çitaku i ka bërë thirrje Feride Rushitit që të tërhiqet nga kandidatura për presidente e Kosovës.

Çitaku në një konferencë për media, ka thënë se kandidatura e Rushitit është lojë antikushtetuese e Albin Kurtit

“I bëj thirrje Feride Rushitit që të tërhiqet nga kjo lojë antikushtetutese e Albin Kurtit. Më vjen keq që ka pranuar të huazojë politikisht emrin e saj për maskaradë të rrezikshme politike”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se PDK-ja e çmon angazhimin e Rushitit në shoqërinë civile, por ka shtuar se nderi më i madh që mund t’ia bëjë vetes është që të tërhiqet.

“E çmojmë angazhimin e saj në shoqërinë civile, por sot nderi më I madh që mund t’i bëjë vetes është që të largohet nga kjo garë. Kur një kryeministër zgjedh me vetëdije të plotë të shkel kushtetutën ai bëhet rrezik për vetë themelet e shtetit”, ka thënë deputetja e PDK-së.