Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi iu ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë dhe të votojnë në seancën e jashtëzakonshme për presidentin.
Pak para fillimit të seancës, Abrashi pyeti sesi Feride Rushiti nuk qenka e denjë për presidente.
“Si na qenka problem Feride Rushiti që ka qenë e denjë për m’u kandidu për çmimin Nobel, e s’na qenka për Presidente?”, pyeti ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Si na qenka problem Feride Rushiti që e ka nderu Dpt e Shtetit Amerikan, nga vet gruaja e Presidentit Trump, e s’qenka për Presidente?”.
Në fund të postimit të tij, deputeti tha se refuzimi i opozitës ndaj kandidaturës së Rushitit do të nënkuptonte se problemin ata e kanë me Kurtin.
“Koha me ndalu maskarada politike dhe me ardh me votu. Nëse refuzoni, kjo po tregon qe nuk e keni problemin me Feriden, por me Kurtin”, tha Abrashi.









