Pas humbjes së Romës ndaj Milanit në “San Siro”, Gian Piero Gasperini theksoi anët pozitive të skuadrës: “E kam të vështirë të gjej diçka që nuk shkoi. Më mirë të mendojmë për ato që funksionuan, dhe janë shumë. Krijuam shumë raste, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Sot bëmë hapin cilësor, përveç finalizimit. Pas golit të tyre vuajtëm pak, por në përgjithësi jam i kënaqur”.
Trajneri u ndal te gabimet dhe fati i keq: “Jemi të zhgënjyer për rezultatin, por ndodh të humbasësh penallti e raste. Në dy muaj kemi humbur 4 nga 5 penallti, gjë që na ka dëmtuar. Duhet të jemi më konkretë në fundin e ndeshjeve”.
Për dëmtimin e Dybala: “Më e madhe se penalltia e humbur është dëmtimi i tij. Do të kthehet pas pushimit të kombëtareve, por është humbja më e madhe e kësaj sfide”. Në fund kujtoi Giovanni Galeone: “Një herë në Pisa më tha: Ne nuk ruajmë rezultatin, por luajmë deri në fund”.
The post Gasperini: Dybala është humbja më e madhe, e kam të vështirë të gjej çfarë nuk shkoi appeared first on Telesport.










