Allegri, prakticitet maksimal: Në 35 minutat e para Roma e meritonte avantazhin, pastaj…

Massimiliano Allegri analizoi me realizëm fitoren ndaj Romës: “Në 35 minutat e para, Roma e meritonte plotësisht avantazhin. Ne nuk arrinim të luanim dhe bëmë çdo gabim të mundshëm teknikisht, ishim nën presion të madh. Më pas, pasi shënuam, u vendosëm më mirë dhe në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë, edhe pse duhej të mbronim. Përveç fillimit, Roma nuk pati raste të pastra”.
Fitorja e siguruar nga goli i Pavlovic e çoi Milanin në vendin e dytë, një pikë larg Napolit. Por Allegri shfaqi edhe anën njerëzore: “Sot është ditë e trishtuar, ka ndërruar jetë Giovanni Galeone. Më ka mësuar shumë që nga Pescara më ’91. Prej tij mësova bazat e fazës mbrojtëse”.

Për ndeshjen: “Në fillim patëm vështirësi për shkak të presionit të tyre. Pastaj me 4 mesfushorë u përmirësuam. Bartesaghi dhe De Winter e filluan keq, por reaguan mirë”. Mbi Leao dhe Nkunku: “Të dy bënë mirë. Nkunku është i jashtëzakonshëm, edhe pse jo qendërsulmues klasik. Rëndësi ka që e mbushim zonën kundërshtare”.

The post Allegri, prakticitet maksimal: Në 35 minutat e para Roma e meritonte avantazhin, pastaj… appeared first on Telesport.