Në futboll, ashtu si në jetë, është gjithmonë e drejtë të ndryshosh mendim. Gjërat sot ndodhin me shpejtësi të jashtëzakonshme, mundësitë vijnë e ikin. Për një trajner, disa prej mundësive shfaqen vetëm një herë në jetë. Pikërisht për këtë, kur emri i Luciano Spallettit filloi të përmendej gjithnjë e më shpesh si kandidat për pankinën e Juventusit, shumëkush kujtoi fjalët e tij vetëm 7 muaj më parë, kur një skenar i tillë dukej i pamundur.
I ftuar në emisionin “Che Tempo Che Fa”, Spalletti kishte deklaruar se përvoja me Napolin do të ishte e fundit në një klub, sepse do ta kishte të vështirë të përballej me të pas gjithçkaje të përjetuar bashkë, përfshirë fitimin e titullit më 2023. “Napoli është përvoja ime e fundit në një klub, – kishte thënë ai, – sepse pas gjithçkaje që jetova atje dhe pasi vesha fanellën e Maradonës, do të ishte e vështirë të kthehesha si kundërshtar”.
The post Spalletti te Juventusi, a ka ndryshuar mendim trajneri? “E vështirë të luaj kundër Napolit” appeared first on Telesport.










