LDK bën koalicion me PDK në Fushë Kosovë

Kandidati për kryetar, Besnik Osmani ka njoftuar arritjen e një koalicioni të madh mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë.

Ai tha se marrëveshja është bërë për të mirën e qytetarëve, duke i thënë “PO” zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit, raporton Periskopi.

Sipas Osmanit, dy degët kanë hartuar së bashku planin qeverisës dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për qeverisje gjithëpërfshirëse në mandatin e ardhshëm, në frymë bashkëpunimi e transparence.