Dokumentet e pranuara në OVL-në e UÇK-së, sipas Nasim Haradinajt ishin të mirëseardhura.
Ndonse në fillim kishte hezitim për to, Haradinaj thotë se u vërtetua origjinaliteti i tyre.
“Në organizatë ata që i kanë pru dokumentat, mos të vuajnë me i gjettë se janë shumë më patriotë se unë. Shumë mirë kanë bë, edhe po të më kishin thirrë diku me i marr, do e kisha bë. Normal që kam hezitu kur kam ardh, e kam parë janë orgjinal, kanë pranu vet zyrtarët e Eulexit që janë dokumente të tyre dhe kaq“, tha ai.
E publikimi i tyre, Haradinaj shtoi se u bë ashtu siç ishin.
“Ne i kemi nxjerrur dokumentet ashtu siç na erdhën”.