Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar Kursi i Liderit Luftarak, transmeton KosovaPost.

Sipas FSK-së, Kursi i Liderit Luftarak është realizuar me gjeneratat 2022-25 dhe është i dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre.

“Pjesëmarrësit janë pajisur me aftësi praktike dhe njohuri taktike që i mundësojnë të operojnë me efikasitet në situata sfiduese”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

The post Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike appeared first on Kosovapost.net.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.