Kosova dhe Shqipëria hartojnë planin e përbashkët 2025-2028

Në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është zhvilluar takimi ndërmjet përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH dhe atyre të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me qëllim hartimin e planit të bashkëpunimit dypalësh për periudhën 2025–2028.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjenerallejtënant Arben Kingji, e ka vlerësuar lartë përparimin e FSK-së në procesin e transformimit dhe modernizimit, duke theksuar performancën profesionale të saj në stërvitjet dy dhe shumëpalëshe, si dhe rolin strategjik të FSK-së në garantimin e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Sigurova delegacionin e FSK-së, të kryesuar nga kolonel Haki Hoti, për vullnetin e palëkundur të FA për të përmbushur të gjitha nevojat e FSK në fushat e arsimimit, stërvitjes, shkëmbimit të përvojës dhe bashkëpunimit ushtarak”, ka theksuar ai.

Ky takim shënon një tjetër hap konkret në forcimin e marrëdhënieve strategjike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke synuar ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta dhe ndërveprueshmërinë në nivel rajonal e ndërkombëtar.

The post Kosova dhe Shqipëria hartojnë planin e përbashkët 2025-2028 appeared first on Kosovapost.net.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.