Pavarësisht komenteve të presidentit amerikan Donald Trump se një armëpushim në Gaza mund të arrihet brenda një jave, analisti Chris Doyle tha për Al Jazeera se “fatkeqësisht jemi ende shumë larg një armëpushimi”.
Doyle, drejtor i Këshillit për Mirëkuptim Arabo-Britanik, tha se deklaratat e Trump-it ishin të fokusuara kryesisht në interesat e Izraelit dhe përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me vendet fqinje – si dhe, sipas tij, për të siguruar një Çmim Nobel për Paqe për vetë Trump-in.
Ai shtoi se presioni vetëm mbi Hamasin nuk është i mjaftueshëm për të arritur një armëpushim të vërtetë. “Nëse nuk ushtrohet presion edhe mbi Izraelin, nuk do të kemi një armëpushim të qëndrueshëm,” u shpreh ai.
Doyle theksoi se vetëm përmes një ndalese të vërtetë të luftimeve, palestinezët mund të fillojnë të rikthejnë jetët e tyre në dinjitet dhe të përpiqen të shërohen nga ajo që ai e quajti “gjenocid”. /mesazhi
The post “Jemi ende larg armëpushimit në Gaza” thotë analisti britanik appeared first on Kosovapost.net.