Në merkaton e janarit, Jhon Duran u transferua për 77 milionë euro nga Aston Villa tek Al-Nassr, por aventura e sulmuesit kolumbian pritet të mbyllet pas vetëm 6 muajsh në ligën arabe.
Bordi i Al-Nassr e ka informuar tashmë Duran se nuk e llogarisin atë për sezonin e ardhshëm. Pas vetëm gjysmë viti, klubi i ka kërkuar atij të përgatitet për largimin e tij, gjë që është një goditje e fortë për një lojtar që mbërriti me kaq shumë bujë.
Sipas mediave vendase, largim i Jhon Duran është një kërkesë e Cristiano Ronaldos, portugezi nuk është i kënaqur me partnerin e tij në sulm dhe iu ka kërkuar drejtuesve largimin e tij. Tashmë dihet, që me kontratën e re, Cristiano Ronaldo jo vetëm që do jetë futbollisti më i paguar në botë, por do të ketë të drejtë të marrë pjesë edhe në vendimarrjet e klubit.
Përsa i përket Jhon Duran, e ardhmja e tij pritet të jetë në Turqi, ku ka shfaqur interes Fenerbahce. Jose Mourinho e vlerëson shumë kolumbianin dhe është i gatshëm t’i japë një shans për të “shpëtuar” karrierën pas këtij dështimi në ligën arabe.
The post Ronaldo nuk e do më në ekip, 77 milionëshi gati të rikthehet në Europë appeared first on Telesport.