Joshua sonte kërkon titullin e tretë botëror

Anthony Joshua sonte do të luftojë për titullin e tretë botëror IBF në peshat e rënda ndaj boksierit, Daniel Dubois.

Kjo ndeshje pritet të filloj rreth orës 23:00.

Stadiumi “Wembley” do të jetë sonte arenë e përballjes mes dy boksierëve britanik.

Përveç këtij super dueli në program janë edhe disa meçe tjera.

Liam ‘Beefy’ Smith përballet me Josh Kelly, ndërsa Anthony Cacace do të kërkoj të mbron titullin e tij botëror në peshën super të lehtë në IBF kundër Josh Warrington.

Tyler Denny kundër Hamzah Sheeraz, Joshua Buatsi kundër Willy Hutchinson dhe Mark Chamberlain kundër Josh Padley janë gjithashtu duele të planifikuara për këtë natë.