Senati amerikan e ka liruar Donald Trump si të pafajshëm në procesin e dytë gjyqësor brenda një viti.
Ishin kolegët e tij republikanë që e bllokuan fajësimin ndaj ish-presidentit amerikan për sulmin vdekjeprurës që kryen mbështetësit e tij në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Votimi i Senatit me 57-43 nuk arriti shumicën e dy të tretave të nevojshme për ta dënuar Trump me akuzën e nxitjes së kryengritjes.
Në votim, shtatë nga 50 republikanët e Senatit u bashkuan me demokratët kundër Trump.
Kujtojmë se Trump u largua nga detyra e presidentit më 20 janar të këtij viti, kështu që fajësimi nuk do të mund të përdorej për ta hequr atë nga pushteti.