24 vjeçarja, viktimë e aksidentit në Komoran

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Klankosova.tv mëson se viktima e këtij aksidenti është një vajzë 24-vjeçare.

Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Një i vdekur dhe tre të lënduar në rrugën Pejë–Prishtinë