Një zjarr i madh ka përfshirë pishat në fshatin Breznicë, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi dhe po i afrohen zonave të banuara.
Siç po raportohet, rreth 700 banorë kanë liruar shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë, për shkak të rrezikut nga zjarri.
Situata raportohet e rënduar, ndërsa flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.







