Pamje: Flakët përhapen me shpejtësi në Breznicë të Bujanocit (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë zonat me pisha në fshatin Breznicë të Bujanocit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi dhe po i afrohen zonave të banuara.

Sipas raportimeve, rreth 700 banorë kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë, për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit.

Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se flakët po përhapen me shpejtësi.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.