Opinionistja Dajana Berisha ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për krizën politike që është krijuar në Kosovë, tash e dy vite.
Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ajo ka thënë se Kurti ka krijuar kaosin politik për qëllime të tij politike dhe ideologjike.
“Kurti nëpërmjet këtij kaosi do ta shoh veten duke thënë se unë e zgjidha gjithë kaosin në Kosovë, pavarësisht që e ka krijuar vet. Ideologjia e majtë krijon kaos, për të dalë pastaj si zgjidhje e këtij kaosi.”, ka thënë Berisha.
Ajo ka kritikuar gjithashtu Kurtin, duke thënë se në mënyrë jolegjitime është kryeministër.
“Aktualisht, ai është një deputet i thjeshtë”, ka shtuar Berisha.
Berisha ka përmendur edhe pasojat e mëdha që do t’i ketë vendi nga moskonstituimi i Kuvendit, duke u ndaluar te rreziku që edhe Gjykata Kushtetuese të mbetet pa anëtarë.
“Shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtutuese u kalon mandati në fillim të 2027-ës”, ka thënë ajo. /







