Zhvillimet në Kuvend, Aleanca thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Aleanca ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media.

Në këtë konferencë do të flasë kryetari i këtij subjekti politik, Ardian Gjini.

Në njoftim nuk është bërë e ditur tema, pork jo konferencë është thirrur pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës dhe dështimit të zgjedhjes së kryeparlamentarit, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka propozuar emër.

Më herët në një reagim në rrjetin social, Gjini ka thënë se “kjo është një paftyrësi”.

Ndryshe, kjo konferencë do të mbahet në ora 17:00.