Spektakli në ‘Etihad Stadium’ në mes të Manchester City-Tottenham kishte brenda edhe adrenalinën dhe egon, aq sa Sergio Aguero nuk e mbajnë nervat në momentin e zëvendësimit.
Diskutim i ndezur mes Pep Guardiola e Sergio Aguero-s ndodhi në momentin kur Guardiola e zëvendësoi Agueron dhe e futi në lojë Gabriel Jesus, në minutën e 66-të, kur rezultati ishte 2-2.
Tekniku spanjoll preferoi të hedhë në fushë asin brazilian në vend të Aguero-s, autorit të avantazhit provizor 2-1 të Citizens, por lojtari nuk e mori mirë zëvendësimin, duke i ulëritur trajnerit, që i është përgjigjur po me aq zjarr, duke e parë me fytyrë të egërsuar, shkruan lapsi.al.
Të dy kanë bërë paqe pak minuta më pas, në momentin e golit të shënuar pikërisht nga Gabriel Jesus në minutën e 92′, të anulluar më pas nga Var, për prekje të topit me dorë nga Laporte. Goli u anullua, por të paktën shërbeu që Guardiola e Aguero të sqarohen, përpara se të mbeteshin të dy të zhgënjyer nga vendimi i arbitrit.